E FUNDIT/ Plagosja në Pogradec, arrestohen autorët

Policia ka vënë në pranga autorët e plagosjes në Pogradec. Burime për Vizion Plus njoftojnë se bëhet fjalë për dy persona, të identifikuar

Mars 1, 2024 - 22:50
 0
E FUNDIT/  Plagosja në Pogradec, arrestohen autorët

Policia ka vënë në pranga autorët e plagosjes në Pogradec. Burime për Vizion Plus njoftojnë se bëhet fjalë për dy persona, të identifikuar si, Deist Meko dhe Klajdi Lotis, të dy banues në Pogradec.

Ata janë kapur nga komisariati i këtij qyteti pak orë pas plagosjes të kryer. Momentalisht ndodhen në ambientet e komisariatit, ku do të japin edhe dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen.

Policia njofton se ka sekuestruar armën e krimin, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit.

“M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.