“E gjithë familja mbështeste PD”, Zogaj: Aleksandër Ndoka u vra pa motiv. Isha deputet i tyre…

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për bashkëpunimin e krimit të organizuar me pushtetin, nisur nga operacioni i fundit i SPAK, që goditi disa prej grupeve më të fuqishme kriminale. Zogaj tha se krimi dhe pushteti janë në simbiozë, ndërsa veçoi rastin e vrasjes së Aleksandër Ndokës, vrasje […]

Maj 21, 2024 - 10:40
 0
“E gjithë familja mbështeste PD”, Zogaj: Aleksandër Ndoka u vra pa motiv. Isha deputet i tyre…

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për bashkëpunimin e krimit të organizuar me pushtetin, nisur nga operacioni i fundit i SPAK, që goditi disa prej grupeve më të fuqishme kriminale.

Zogaj tha se krimi dhe pushteti janë në simbiozë, ndërsa veçoi rastin e vrasjes së Aleksandër Ndokës, vrasje e cila nuk u zbardh asnjëherë dhe shënon nisjen e një fushate të përgjakshme dhe përplasje të grupeve kriminale për hakmarrje.

“Është evidente në Shqipëri, që krimi është në simbiozë me pushtetin. Shqipëria është vendi ku pushteti është në krim dhe krimi me pushtetin. Kjo ka marrë një hov, sidomos me atë që bëri Rama, që ju dha status njerëzve me rekorde kriminale. Promovimi në politikë dhe poste të larta, shënon një kthesë të madhe në të gjithë historinë e lidhjeve të politikës me krimin.

Natyrisht duke u marrë vetëm me pjesën e arrestimeve që po bëhen, akuzave që po publikohen, operacionit të SPAK kundër tetë grupeve, krijohet përshtypja sikur kjo është e gjitha. Kjo është një pjesë e vogël e krimit. Krimi më i madh është krimi që është gati gati gjysëm legal, që lidhet me korrupsionin në sistem. Krimi më i madh është pastrimi i shumave kolosale të parave, kryesisht në ndërtim.

Këto grupe kanë promovuar institucionin makabër të vrasësve me pagesë. Grupi i Niklës është quajtur si fabrika e madhe e vrasësve me pagesë.

Edhe kjo që ka ndodhur në Lezhë, praktikisht, pa justifikuar asgjë, rasti i vrasjes së Aleksanër Ndokës, nuk ka lidhje me vrasjen brenda grupeve kriminale, është vrasje akoma pa motiv. Ai ka qenë një militant i PD dikur. Ka qenë gjithë familja e tyre. Kanë qenë mbështetës të PD, unë isha deputet i tyre.

Natyrisht, formacioni politik e ka patur si vijësjellje që me njerëz që kanë patur fatkeqësi në jetë, do të ndjekim politikën e rehabilitimit njerëzor, por ka qenë e paimagjinueshme që të promovohen në majat e larta të politikës. Janë ndihmuar, kanë kontribuar. Ai është vrarë pa motiv. Aty ku shteti mungon, ku shteti nuk është, promovohet vetëgjyqësia.

Nëse do të kishte një përgjigje nga institucionet që kanë detyrë zbulimin e krimit, që nga Policia, inteligjenca, etj, se kush dhe pse u vra ky njeri, natyrisht familja e tij nuk do të organizohej për vetëgjyqësi. Këta nuk kanë qenë pjesë e këtyre grupeve.

Ku është shteti? Mungon shteti. Kur mungon shteti, i vjen rradha vetëgjyqësisë. Këta nuk kanë marrë përgjigje nga shteti. Kanë bërë përpjekje, kanë hyrë në lidhje me grupe kriminale.

Është vrarë një person pa motiv. Është Aleksandër Ndoka pjesë e këtyre grupeve? Derisa është vrarë jo. Atëherë ka motive të tjera që nuk hetohen”, tha Zogaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.