E goditën disa herë me thikë, 35-vjeçari nga Mamurrasi: Nuk e dallova autorin për shkak të errësirës

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Policia njofton se janë referuar materialet në Prokurori për “plagosje e rëndë me dashje” pasi kanë marrë njoftim se mbrëmë në Fushë-Mamurras ishte dëmtuar me thikë afër banesës së tij, 35-vjeçari me iniciale T.T., i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut […]

Dhjetor 26, 2023 - 14:38
 0
E goditën disa herë me thikë, 35-vjeçari nga Mamurrasi: Nuk e dallova autorin për shkak të errësirës

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mamurras të Kurbinit.

Policia njofton se janë referuar materialet në Prokurori për “plagosje e rëndë me dashje” pasi kanë marrë njoftim se mbrëmë në Fushë-Mamurras ishte dëmtuar me thikë afër banesës së tij, 35-vjeçari me iniciale T.T., i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, ai ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë autorin që e ka goditur me mjet prerës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.