“E kam babin grua zonjë”/ Zogu i Tiranës zbulon planet për martesë e fëmijë: Do më thotë babi Zogu

Zogu i Tiranës ka plane për martesë dhe fëmijë. Gjatë lidhjes me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai thotë se dëshiron që kjo të realizohet shumë shpejt dhe të jetë baba i një vajze. Më herët, ai është shprehur se ndodhet në një marrëdhënie dashurie prej disa kohësh. Mes të tjerash, Zogu shton se […]

Nëntor 2, 2023 - 18:45
 0
“E kam babin grua zonjë”/ Zogu i Tiranës zbulon planet për martesë e fëmijë: Do më thotë babi Zogu

Zogu i Tiranës ka plane për martesë dhe fëmijë. Gjatë lidhjes me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai thotë se dëshiron që kjo të realizohet shumë shpejt dhe të jetë baba i një vajze.

Më herët, ai është shprehur se ndodhet në një marrëdhënie dashurie prej disa kohësh. Mes të tjerash, Zogu shton se kur të vijë ai moment do të përdorë emrin e tij të vërtetë ose Henri sepse sipas tij, është e njëjta gjë.

Zogu i Tiranës: Unë ende nuk jam  bërë prind, sigurisht që e kam shumë dëshirë të sjell në jetë një vajzë shumë shpejt, është në planet e mia më të afërta martesa.

Aldo: Ajo s’varet nga ty, vajzë apo djalë. Ku e di ti?

Zogu i Tiranës: Do të më pëlqente në fakt. Nuk do ia falja fëmijës… shiko, mami im thotë një shprehje “fëmijët e sotëm i ngjajnë vetes së vet, nuk i ngjajnë prindërve”.

Aldo: E vërtetë është.

Zogu i Tiranës: Fëmijët e këtij brezi nuk ngjajnë as nga nëna, as nga baba, harroje, janë fëmijë  të poshtër, racë e poshtër.

Aldo: Jo more jo, pse qenkan të poshtër? Janë të mençur.

Zogu i Tiranës: Mirë, patjetër. Fëmijët e sotëm, ne në kohën tonë kishim respekt për pedagogun, për mësuesin, çoheshim në këmbë…

Aldo: O Zogu, imagjino të ndihet fëmija krenar për ty apo jo dhe nuk ka se si ti të mos ndihesh për të. Pra do bëhesh me fëmijë më vonë, kush është babi jot?

Zogu i Tiranës: Babi Zogu.

Aldo: Ose mund të thotë shprehjen “e kam babin grua zonjë”.

Zogu i Tiranës: Jo, do thotë babi Zogu fëmija. Megjithatë nuk do quhem më Zog se çdo gjë është me moshë, emrin e vërtetë Hermes pse jo, patjetër ose shkurt Henri, Hermes, është pak a shumë e njëjta gjë.

Aldo: Si qenka e njëjta gjë more? Hermes është tjetër, Henri është tjetër. Si me thënë e ke emrin Agron, shkurt Landi, s’ka kuptim.

Zogu i Tiranës: Jo, emrin e vërtetë Hermes se kur ka qenë mami im shtatzënë ka qenë një film dhe ky Hermesi ishte doktor. I tha babait “o burrë, nëse ky do jetë çun do ia vëmë emrin Hermes”. Bëri eko kjo para shumë vitesh dhe i thotë Halimi “Albina, urime ke një çun, urime, urime, urime!”

Aldo: Po mirë, ndodh ndonjëherë që gabojnë doktorët, s’ka ndonjë gjë./tvklan

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.