E kapi “Metamorfoza”, Astmer Bilali ankimon arrestin me burg

Astmer Bilali, një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, ka apeluar masën e sigurisë së arrestit me burg të caktuar nga Gjykata e Posacme. Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit ku u arrestuan policë, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin anëtarin e […]

Gusht 8, 2023 - 12:10
 0
E kapi “Metamorfoza”, Astmer Bilali ankimon arrestin me burg

Astmer Bilali, një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, ka apeluar masën e sigurisë së arrestit me burg të caktuar nga Gjykata e Posacme.

Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit ku u arrestuan policë, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin anëtarin e bandës së Bajrave.

Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në Policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.

Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.