E kërkonte Belgjika për trafik droge, shqiptari arrestohet në Greqi

Një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Belgjika është arrestuar në flagrancë në Thesproti, Greqi. Arrestimi i tij është bërë ditën

Dhjetor 13, 2023 - 15:05
 0
E kërkonte Belgjika për trafik droge, shqiptari arrestohet në Greqi

Një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Belgjika është arrestuar në flagrancë në Thesproti, Greqi.

Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme, 12 dhjetor nga punonjës policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave.

Siç u konstatua gjatë kontrollit policor, ndaj shqiptarit kishte një urdhër-arresti europian në pritje të lëshuar nga autoritetet belge.

Ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale, tentativë për vjedhje dhe për dëmtim të pasurisë së huaj.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë kompetente./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.