“E masakruan pse na dha një dorë, le t’i japim një përqafim”, Meloni nuk harron të përmendë Ramën gjatë takimit elektoral

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre. Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral në Romë, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. “Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të […]

Qeshor 2, 2024 - 14:15
 0
“E masakruan pse na dha një dorë, le t’i japim një përqafim”, Meloni nuk harron të përmendë Ramën gjatë takimit elektoral

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.

Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral në Romë, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj.

“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse tentoi t’i japë një dorë Italisë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Marrëveshja mes dy vendeve parashikon që emigrantët nga Afrika që shkojnë në Itali do të kthehen dhe do të qëndrojnë në kampet në Shqipëri, derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.