E mbështjellë me batanije, sekuestrohet kallashnikov në terminalin jug-lindor të autobusëve, dy në pranga (EMRAT)

Florjan Kollonata, 27 vjeç, nga Korça dhe Xhentino Pllana, 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë, u arrestuan nga policia e

Mars 9, 2024 - 14:30
 0
E mbështjellë me batanije, sekuestrohet kallashnikov në terminalin jug-lindor të autobusëve, dy në pranga (EMRAT)

Florjan Kollonata, 27 vjeç, nga Korça dhe Xhentino Pllana, 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë, u arrestuan nga policia e kryeqytetit rreth mesditës së të shtunës në terminalin jug-lindor të autobusëve, pasi po transportonin një kallashnikov nga Korça për në kryeqytet.

Kapja e tyre është bërë pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe ishte futur në një çantë të madhe.

Dy të rinjve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe 3 aparate celular.

Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës. Akoma nuk dihet arsyeja e sjelljes së armës në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Arma do të dërgohet në laborator për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur në krime të tjera./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.