E mitura ndërron jetë në Gaza, nëna e pikëlluar: Vdiq nga uria, nuk munda t’i siguroja ushqim

Media ndërkombëtare CNN ka sjellë histori njerëzore të nënave e foshnjeve në Gaza. Përmes një artikulli përshkruar dita e një nëne me një

Mars 6, 2024 - 18:15
 0
E mitura ndërron jetë në Gaza, nëna e pikëlluar: Vdiq nga uria, nuk munda t’i siguroja ushqim

Media ndërkombëtare CNN ka sjellë histori njerëzore të nënave e foshnjeve në Gaza.

Përmes një artikulli përshkruar dita e një nëne me një vajzë 7-vjeçare dhe të gjitha vështirësitë çnjerëzore që i duhet të kalojë për të siguruar mbijetesën e të miturës, mision i cili pati fundin e hidhur, si shumë e shumë të tjerë në Gaza.

“Anwar Abdul Nabi ulet në buzë të një shtrati në spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore. Sytë e saj janë zhytur në pikëllim”, kështu nis shkrimi.

Nëna mban ende duart e të bijës, Mila, e cila ndërroi jetë nga uria.

 “Vajza ime u mor në mëshirën e Zotit, për shkak të mungesës së kalciumit dhe oksigjenit,” tha Nabi për CNN të hënën, teksa qante në krahët e një të afërmi të moshuar. 

Ajo tregon se shpresa jetoi me të miturën deri në frymë të fundit, por ndihmat, ushqimi dhe ilaçet nuk mbërritën kurrë tek ajo.

Por ky nuk është rasti i parë dhe nëse situata nuk ndryshon fatkeqësisht nuk do të jetë as i fundit.

Nënat e uritura nuk janë në gjendje të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer foshnjat e tyre me gji, thonë mjekët. Prindërit mbërrijnë në objektet e tejmbushura shëndetësore duke kërkuar formula për foshnjat. Në Gazën veriore, njerëzit nxitojnë për të rrëmbyer ndihmat nga pikat e rralla humanitare./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.