E mitura zhduket pa asnjë gjurmë në Shkodër, nëna ngre ‘alarmin’ në polici! Nisin kërkimet

Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj, në rrethana ende të paqarta. Ka qenë nëna e së miturës ajo e cila ka bërë denoncimin në Policinë e Shkodrës, një ditë më parë. “Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e […]

Mars 10, 2024 - 16:45
 0
E mitura zhduket pa asnjë gjurmë në Shkodër, nëna ngre ‘alarmin’ në polici! Nisin kërkimet

Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj, në rrethana ende të paqarta.

Ka qenë nëna e së miturës ajo e cila ka bërë denoncimin në Policinë e Shkodrës, një ditë më parë.

“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës“, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Nga ana tjetër një 66-vjeçar me iniciale B. K., banues në Shkodër, po hetohet në gjendje të lirë pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ky dyshohet se për shkak se ka konsumuar fostoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.