E njëjta mendësi, këtu e 32 vjet…

Nga Artur Ajazi Çdo shqiptar në moshë pjekurie, apo dhe ata që kanë qenë adoleshentë pas 1992 dhe sot janë rritur, e kujtojnë me dhimbje dhe aspak krenari, serialin e opozitës aktuale. Në sa e sa seanca parlamentare, kjo opozitë, apo më saktë kjo Parti Demokratike, ka krijuar gjendje të vërtetë kaosi, “lufte”, ka krijuar […]

Tetor 30, 2023 - 12:15
 0
E njëjta mendësi, këtu e 32 vjet…

Nga Artur Ajazi

Çdo shqiptar në moshë pjekurie, apo dhe ata që kanë qenë adoleshentë pas 1992 dhe sot janë rritur, e kujtojnë me dhimbje dhe aspak krenari, serialin e opozitës aktuale. Në sa e sa seanca parlamentare, kjo opozitë, apo më saktë kjo Parti Demokratike, ka krijuar gjendje të vërtetë kaosi, “lufte”, ka krijuar skena dhune, ka shpalosur fjalorin më banal që mund të përdorë një ligjvënës në atë sallë, ka prishur dhe shkaterruar pronën e përbashkët, etj..

Kjo opozitë ka të njëjtën fytyrë, ka të njëjtin mentalitet, ka të njëjtin drejtues, të njëjtët njerëz që kacafuten, fryhen, shajnë, akuzojnë, godasin dhe kthejnë gjithçka përmbys, gjithmonë kur u preket interesi. Shqiptarët kujtojnë me dhimbje tentativat për grusht shteti, kacafytjet me policinë, shkaterrimin e institucioneve, hedhjen në erë të shtyllave të Tensionit të Lartë, baltosjen e kundërshtarit politik, dhe futjen deri në hallet dhe problemet familjare të tyre.

Eshtë e njëjta opozitë, që vazhdon të ketë dhunën si “Statut Partie”, revolucionin si “Mjet Demokratik”, dhe gjuhën e ashpër të urrejtjes si “Ofertë bashkëpunimi”. Shqipëria ka kaluar dhe po kalon momente rreziku falë destruktivitetit të një opozite e cila nuk ka proglam, platformë të duhur politike, dhe nuk tregon aspak shenja të një force politike të përgjegjshme. Dhuna e shfaqur hapur në seancën e para 2 javëve, natyrisht do të sjellë dhunë edhe në seancat në vazhdim nga kjo Parti Demokratike. Thirrja në SPAK, e kryetarit të “Rithemelimit” zotit Berisha, mbetet arsyeja e vetme e irritimit të opozitaristëve ditët e fundit. Janë turrur të gjithë, duke sulmuar prokurorët e SPAK-ut, duke fyer dhe akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke mos ngurruar të shajnë edhe gjyqtaret femra.

Një situatë e cila mund të dalë jashtë kontrollit, pasi duhet me çdo kusht të “mbrohet kryetari historik”. Proceset gjyqesore ndaj kujdo lideri partie, nuk duhet të kenë lidhje me programin politik të asaj  partie. duke se “ngatarresën” e qëllimshme e bëjnë ata që Berisha mban pas vehtes, duke mos e kuptuar se kjo do ta fundosë përfundimisht Partinë Demokratike ose “Rithemelimin” si pjesë të saj. Mungesa e europianizimit të një pjese të mirë të klasës politike në Shqipëri, po kthehet në kosto për fatet e vendit.

Ndarja e pushteteve në demokraci, e shuan përfundimisht shpresën e çdo politikani të korruptuar, që beson se dhuna, mund ta shpëtojë nga ndëshkimi ligjor. Po ashtu mosndarja e pjesës së “shëndoshë” të asaj partie, nga ata që kultivuan dhunën si “koncept demokratik”, dhe që po mbajnë peng fatin e tyre, shumë shpejt do ti shpjerë në inekzistencë politike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.