“E njihja Liridonën”/ Zeka në lot: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je vrasësi’, ai u tërbua

Mes lotësh dhe hidhërimit, gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se e njihte Liridona Ademajn dhe Naim Murselin personalisht, prandaj e dinte që në momentin e parë ai ishte vrasësi i gruas së tij. Në “Top Story”, Zeka tha se edhe policia e Kosovës e ka ditur që në fillim se porositësi i vrasjes ishte Naimi, […]

Dhjetor 4, 2023 - 22:22
 0
“E njihja Liridonën”/ Zeka në lot: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je vrasësi’, ai u tërbua

Mes lotësh dhe hidhërimit, gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se e njihte Liridona Ademajn dhe Naim Murselin personalisht, prandaj e dinte që në momentin e parë ai ishte vrasësi i gruas së tij.

Në “Top Story”, Zeka tha se edhe policia e Kosovës e ka ditur që në fillim se porositësi i vrasjes ishte Naimi, por nuk donte që të prishej varrimi, prandaj e arrestoi pas ceremonisë. Ai tha se gjatë ceremonisë së varrimit, një gazetar i ka thënë ‘ti je vrasësi’, dhe pas kësaj ai ka reaguar brutalisht. Sipas Zekës, Naimi ishte mashtrues.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur Liridonën dhe bashkëshortin e saj. Shkurt po e them, kur e takuam, e kam një intuitë të tmerrshme një nuhatje të qenit. U takuam në një hotel në Prishtinë dhe u ngrit burri i saj, thash nuk e duroj dot. Ishte një grua e mrekullueshme dhe kur e morëm lajmin, ne dyshuam se ai e ka kryer veprën.

Dhe në orën 10:00 policia e konstatoi që ai ishte planifikuesi i vrasësit, por por të mos e prishte varrimin… se e konstatori para varrimit. Nëse e shihni reagimin brutal të Naimit kundër gazetarëve, një koleg i i mi i ka thënë ti je i vrasësi. Desha me përgëzu policinë e Kosovës për këtë vrasje që u tronditëm të gjithë. Liridonën e kam taku në lindjen e parë, ky njeri ka qenë super mashtruese, një super abuzues dhe me vra gruan me aq gjakftohtësi në prezencën un nuk di… çfarë stati i çmendurisë duhet të jetë ky i panjeri.”- u shpreh Zeka./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.