E nxori “zbuluar’ dëshmia e Dumanit/ Kërkoi vrasjes e ish-gruas për 120 mijë euro, arrestohet në Rinas, Alban Bengasi

Policia ka vënë në pranga avokatin Alban Begasi, të shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ndalimi i tij u bë në

Shtator 6, 2023 - 14:43
 0
E nxori “zbuluar’ dëshmia e Dumanit/ Kërkoi vrasjes e ish-gruas për 120 mijë euro, arrestohet në Rinas, Alban Bengasi

Policia ka vënë në pranga avokatin Alban Begasi, të shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ndalimi i tij u bë në Rinas, teksa kthehej nga Dubai.

 

Alban Bengasi kërkoi nga eksponenti i njohur i krimit në vend, që të vriste bashkëshorten e tij, pas divorcit me këtë të fundit. Ai i kishte ofruar Dumanit 120 mijë euro për kryerjen e kësaj “porosie”.

 

Fillimisht, ai ka paguar disa persona për ta dhunuar atë, por më pas ka kërkuar që ndaj bashkëshortes të kryhej atentat.

 

Ngjarja e rëndë u bë e ditur gjtë operacionit “Golden Bullet”, ku Nuredin Dumani rrëfeu ngjarjet kriminale.

 

SPAK ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.