E pajisi me letra false që ta trafikonte për prostitutë në Belgjikë, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Tiranë ka arrestuar një 29-vjeçar pasi pajisi me dokumente të falsifikuara një shtetase me qëllim për ta trafikuar për prostitucion. Në pranga është vënë shtetasi shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do […]

Dhjetor 17, 2023 - 12:20
 0
E pajisi me letra false që ta trafikonte për prostitutë në Belgjikë, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Tiranë ka arrestuar një 29-vjeçar pasi pajisi me dokumente të falsifikuara një shtetase me qëllim për ta trafikuar për prostitucion.

Në pranga është vënë shtetasi shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. I arrestuari është person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.

“Shtetasi F. S. i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetases E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S.,  i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetaseje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas  Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion”, bëri me dije policia.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.