E pazakontë, gjendet kutia me 200 mijë dollarë në brigjet e ishullit grek

Autoriteti Portual i Symit u njoftua dje për një kuti të çuditshme që lundronte në brigjet e ishullit nga një shtetas që e

Prill 20, 2024 - 09:40
 0
E pazakontë, gjendet kutia me 200 mijë dollarë në brigjet e ishullit grek

Autoriteti Portual i Symit u njoftua dje për një kuti të çuditshme që lundronte në brigjet e ishullit nga një shtetas që e ka pikasur atë me skafin.

Roja bregdetare mori kutinë, e cila kishte një numër të madh kartëmonedhash.

Pas numërimit, u konstatua se bëhet fjalë për kartëmonedha false, vlera e të cilave arrin afërsisht dyqind mijë dollarë amerikanë (200,000 dollarë), pa qenë i mundur një numërim i saktë për shkak të gjendjes së tyre të keqe.

Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Symit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.