E pazakontë në Meksikë, sakrifikohet një pulë në Senat për perëndinë e shiut

Një pulë u sakrifikua në Senatin Meksikan dje, për t’i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut, Tlaloc, një ceremoni që shkaktoi një

Prill 25, 2024 - 09:45
 0
E pazakontë në Meksikë, sakrifikohet një pulë në Senat për perëndinë e shiut

Një pulë u sakrifikua në Senatin Meksikan dje, për t’i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut, Tlaloc, një ceremoni që shkaktoi një valë zemërimi.

Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale parlamentare, por u ndërpre kur një pjesëmarrës, nën zhurmën e daulleve, i preu fytin zogut dhe  mblodhi gjakun e tij në një enë.

Ceremonia u organizua nga senatori Adolfo Gomes, anëtar i partisë qeverisëse Morena dhe u njoftua nga rrjetet institucionale të Senatit.

Por në mbrëmje krerët e organit u distancuan nga kjo nismë, duke ia ngarkuar përgjegjësinë vetëm senatorit të caktuar.

“Legjislativi në asnjë mënyrë nuk i fal ngjarjet e raportuara dhe do të marrë masat e duhura disiplinore kundër senatorit përgjegjës”, thuhet në një deklaratë.

Gomes u justifikua duke përmendur zakonet e lashta. Kushtetuta e Meksikës parashikon se është e përshtatshme të “respektohen traditat e popujve indigjenë” të vendit, theksoi ai duke folur para gazetarëve. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.