E PLOTË/ Vrau veten me plumb në zemër, çfarë ndodhi mes 21-vjeçares dhe të dashurit para tragjedisë, zbulohen mesazhet: Derën e ke hapur

Kryeqyteti u trondit pasditen e djeshme pas vetëvrasjes së polices 21-vjeçare Aldorjana Loshi. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Demi”, rreth orës

Maj 25, 2024 - 16:35
 0
E PLOTË/ Vrau veten me plumb në zemër, çfarë ndodhi mes 21-vjeçares dhe të dashurit para tragjedisë, zbulohen mesazhet: Derën e ke hapur

Kryeqyteti u trondit pasditen e djeshme pas vetëvrasjes së polices 21-vjeçare Aldorjana Loshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Demi”, rreth orës 18:30. E reja qëlloi veten me armë e shërbimit në zemër. Pas tragjedisë, policia e Tiranës arrestoi të dashurin e saj, Endri Nikën, 28 vjeç, pasi akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Kjo akuzë ndaj tij është ngritur pasi djali, ka fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen, pasi ka shkuar në banesën e saj dhe e ka gjetur të pajetë.

Ditën e djeshme i ka telefonuar me dhjetëra herë por nuk i është përgjigjur, më pas i shkuar në banesë dhe kur ka konstatuar trupin e pajetë ka njoftuar policinë.

Vizion Plus ka zbardhur edhe mesazhet mes saj dhe partnerit.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e reja të dashurit të saj.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.