E qëlluan me plumb në kokë, ndërron jetë në spital emigranti në Greqi

Emigranti 35-vjeçar, i cili u qëllua në kokë me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme në Shën Panteleimon në Greqi ka ndërruar jetë në

Mars 9, 2024 - 16:25
 0
E qëlluan me plumb në kokë, ndërron jetë në spital emigranti në Greqi

Emigranti 35-vjeçar, i cili u qëllua në kokë me armë zjarri, mbrëmjen e djeshme në Shën Panteleimon në Greqi ka ndërruar jetë në spital.

Siç raportojnë mediat greke, emigranti nuk ia doli të mbijetonte pavarësisht ndihmës mjekësore që iu ofrua në spital.

Ndërkaq policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me motivin e atentatit ndaj emigrantit fatkeq i cili dha shpirt në spital.

Mediat lokale greke raportuan më herët se ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali me shisha në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda../vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.