E quajti “bastarde”, Roberto Saviano dënohet për shpifje kundra Melonit

Shkrimtari i njohur italian, Roberto Saviano, i njohur për shkrimet e tij kurajoze kundër krimit dhe mafias, u dënua me 1 mijë euro gjobë për shpifje ndaj Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Procedimi lidhet me një rast të vitit 2020, kur Saviano ofendoi Melonin për çështjen e emigrantëve. “Është një dënim simbolik, por është vetëm […]

Tetor 13, 2023 - 12:05
 0
E quajti “bastarde”, Roberto Saviano dënohet për shpifje kundra Melonit

Shkrimtari i njohur italian, Roberto Saviano, i njohur për shkrimet e tij kurajoze kundër krimit dhe mafias, u dënua me 1 mijë euro gjobë për shpifje ndaj Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Procedimi lidhet me një rast të vitit 2020, kur Saviano ofendoi Melonin për çështjen e emigrantëve.

“Është një dënim simbolik, por është vetëm fillimi. Humbja e sotme është një shembull i asaj që do të ndodhë nesër, kjo na bën edhe më shumë të kuptojmë situatën në të cilën po jetojmë, me një pushtet ekzekutiv që vazhdimisht përpiqet të frikësojë këdo që thotë gënjeshtrat e tyre”.

Roberto Saviano

TG24 citoi Savianon duke thënë se është duke menduar alternativën e largimit nga vendi. Ai shtoi se, qeveria do të jetë gjithnjë e më e ndërlikuar, nga të gjitha këndvështrimet.

“Disa kohë më parë, dikush kishte përhapur lajmin e rremë se unë do të shkoja jashtë vendit. Sot, në dritën e dënimit që mora, është një ide që po e vlerësoj dhe po e marr në konsideratë. Qeveria do të jetë gjithnjë e më e ndërlikuar nga të gjitha këndvështrimet”

Roberto Saviano

Gjyqi në të cilin ai u dënua pasoi një ankesë të paraqitur nga Giorgia Meloni. Ankesat kishin të bënin me faktin se në dhjetor 2020, gjatë një episodi të programit “Piazzapulita” kushtuar temës së emigrantëve, Saviano iu referua kryeministres aktuale, e cili në atë kohë ishte deputete me fjalën “bastarde”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.