E reja shqiptare humbi jetën në vendin e punës/ Policia italiane vë nën hetim shefin e kompanisë

Shefi i kompanisë Bocon në Itali është vënë në hetim nga ana e policisë, pas aksidentit tragjik ku 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj humbi

Nëntor 23, 2023 - 09:34
 0
E reja shqiptare humbi jetën në vendin e punës/ Policia italiane vë nën hetim shefin e kompanisë

Shefi i kompanisë Bocon në Itali është vënë në hetim nga ana e policisë, pas aksidentit tragjik ku 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj humbi jetën në vendin e punës.

 

Mediat shkruajnë se në ditët në vijim do të bëhet një vlerësim teknik mbi pajisjen ku CEO-ja do të marrë pjesë nëpërmjet një konsulenti të tij. Në hetim për vrasje nga pakujdesia është edhe kolegia që aktivizoi makinerinë ku punonte Anila.

 

Si pasojë asaj iu shtypën rruazat e qafës duke humbur menjëherë jetën. Sipas burimeve pranë hetuesve, “Treviso Today” shkruan se për momentin nuk ka asnjë element të dobishëm që mund të tregojë se aksidenti ndodhi pasi një element specifik sigurie nuk u respektua.

 

Makineria në fjalë është blerë Majin e kaluar dhe duket se është e gjeneratës së fundit. Një nga hipotezat e mundshme është ajo e një ndërhyrjeje anormale në makineri, një situatë që mund të ketë mashtruar kolegen tjetër, e cila është detyruar ta rindizte pasi besonte është fikur gabimisht.

 

Megjithatë dinamika e vdekjes së Anilës është fiksuar nga kamerat e sigurisë brenda kompanisë. Ato mund të tregojnë më shumë për ndërhyrjen që ka kryer kolegia e 26-vjeçares dhe rrjedhimisht nëse ka respektuar procedurat e protokolleve të sigurisë.

 

26-vjeçarja Anila Grishaj humbi jetën pasditen e 15 Nëntorit teksa punonte në kompaninë për produkte të ngrira ku së fundmi ishte bërë nëndrejtoreshë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.