E rëndë, 10-vjeçari humb gishtat e dorës nga fishekzjarret

Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të

Dhjetor 30, 2023 - 20:40
 0
E rëndë, 10-vjeçari humb gishtat e dorës nga fishekzjarret

Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit.

Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë te një grua.

Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese.

Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.