E rëndë/ 30-vjeçari vret 12 të afërm, mes tyre babai dhe vëllai i tij

Një 30-vjeçar vrau 12 të afërm të tij, duke përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, raportuan sot mediat zyrtare të vendit,

Shkurt 17, 2024 - 14:46
 0
E rëndë/ 30-vjeçari vret 12 të afërm, mes tyre babai dhe vëllai i tij

Një 30-vjeçar vrau 12 të afërm të tij, duke përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, raportuan sot mediat zyrtare të vendit, në një vrasje masive të rrallë për vendin.

Sipas agjencive iraniane të lajmeve, 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u zbulua, qëlloi viktimat e tij me një kallashnikov në një fshat të izoluar në provincën Kerman. Pak më vonë ai u qëllua dhe u vra nga forcat e sigurisë.

Shkak i masakrës duket se ka qenë një “mosmarrëveshje familjare”.

Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku qytetarët lejohen të kenë vetëm armë gjahu. Dy vjet më parë, një punonjës i pushuar nga puna i një agjencie qeveritare në Iranin perëndimor qëlloi dhe vrau tre persona, plagosi pesë të tjerë dhe më pas vrau veten./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.