E rëndë/ E mbështjellë me një batanije dhe e lënë në garazhin e pallatit, si u gjet foshnja e braktisur në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bebe e porsalindur është braktisur në ambientet e një garazhi të një pallati në zonën e Yzberishtit. Ka qenë një banor i cili e ka dëgjuar foshnjën duke qarë, dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve, është gjetur foshnja e lënë […]

Nëntor 8, 2023 - 15:55
 0
E rëndë/ E mbështjellë me një batanije dhe e lënë në garazhin e pallatit, si u gjet foshnja e braktisur në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bebe e porsalindur është braktisur në ambientet e një garazhi të një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ka qenë një banor i cili e ka dëgjuar foshnjën duke qarë, dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve, është gjetur foshnja e lënë në tokë, mbështjellë me një batanije.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë foshnjën në këtë ambient, ndërsa po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.