E rëndë, ndërron jetë te Trauma adoleshenti i aksidentuar ditë më parë në Delvinë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 14-vjeçari Arjol Dervishaj, i cili u aksidentua disa ditë më parë në zonën e Delvinës teksa udhëtonte me makinë me dy shokët e tij. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 22 tetorit, kur një nga 14 vjeçarët kishte marrë makinën e babait dhe bashkë me dy […]

Nëntor 27, 2023 - 10:39
 0
E rëndë, ndërron jetë te Trauma adoleshenti i aksidentuar ditë më parë në Delvinë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 14-vjeçari Arjol Dervishaj, i cili u aksidentua disa ditë më parë në zonën e Delvinës teksa udhëtonte me makinë me dy shokët e tij.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 22 tetorit, kur një nga 14 vjeçarët kishte marrë makinën e babait dhe bashkë me dy shokët po dilnin xhiro.

Përplasja mendohet të ketë qenë tepër e fortë dhe 14 vjeçari Dervishaj mori plagë të rëndë dhe si pasojë po trajtohej në reanimacion, por nuk mundi t’ia dilte për shkak të dëmtimeve në kokë.

Në aksident mbetën të lënduar dhe dy adoleshentët e tjerë ndërkohë që është arrestuar babai që i kishte dhënë makinën djalit të tij të mitur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.