E rëndë në aeroportin e Amsterdamit, një person thithet nga motori i avionit

Një person ka ndërruar jetë pasi është thithur nga motori i një avioni pasagjerësh në aeroportin Schiphol të Amsterdamit. BBC News raporton se ngjarja tragjike ndodhi teksa avioni po bëhej gati për të fluturuar në Billund të Danimarkës gjatë pasdites të kësaj të mërkure. Një zëdhënës i aeroportit tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se […]

Maj 29, 2024 - 21:50
 0
E rëndë në aeroportin e Amsterdamit, një person thithet nga motori i avionit

Një person ka ndërruar jetë pasi është thithur nga motori i një avioni pasagjerësh në aeroportin Schiphol të Amsterdamit. BBC News raporton se ngjarja tragjike ndodhi teksa avioni po bëhej gati për të fluturuar në Billund të Danimarkës gjatë pasdites të kësaj të mërkure.

Një zëdhënës i aeroportit tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se i ndjeri akoma nuk është identifikuar teksa shtoi se është akoma herët të thuhet nëse ishte incident apo vetëvrasje.

Sipas raporteve, avioni i përfshirë ishte tip “Embraer” i përdorur nga shërbimi Cityhopper i KLM që operonte me fluturime midis destinacioneve të afërta brenda Evropës.

Ndërkohë, një punonjës që nuk ka preferuar të identifikohet tha për gazetën “De Telegraaf” se gjatë incidentit dikush u hodh në motor pasi ekuipazhi sapo kishte përfunduar udhëzimet e sigurisë.

Linja ajrore deklaroi se po kujdesej për pasagjerët dhe punonjësit që ishin dëshmitarë të incidentit dhe po kryente hetimet lidhur me rastin.

“Mendimet tona shkojnë te të afërmit e të ndjerit dhe ne kujdesemi për pasagjerët dhe kolegët që ishin dëshmitarë.”

Schiphol është një nga aeroportet më të ngarkuara në Evropë. Ky aeroport u bë kryefjalë e mediave ndërkombëtare javën e kaluar kur reperja Nicki Minaj u arrestua atje. Sipas faqes së tij në internet, pothuajse 5.5 milionë pasagjerë përdorën aeroportin muajin e kaluar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.