E rëndë në Durrës, 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e tij dhe qëllon RENEA-n me armë

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, në banesë. 40-vjeçari Aleks Marku qëllonte me armë brenda banesës dhe të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Me ndërhyrjen e RENA-s, pas disa orësh […]

Maj 15, 2024 - 08:45
 0
E rëndë në Durrës, 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e tij dhe qëllon RENEA-n me armë

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, në banesë.

40-vjeçari Aleks Marku qëllonte me armë brenda banesës dhe të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Me ndërhyrjen e RENA-s, pas disa orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga.

“Durrës, qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët. Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi Aleks Marku, 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale. Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.”, njofton Policia e Durrësit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.