E rëndë në Greqi, 47-vjeçari akuzohet se ka kryer akte të turpshme ndaj të bijës 3-vjeçare

Një mjek 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet se ka kryer akte të turpshme ndaj vajzës së tij 3-vjeçare. Ngjarja e rëndë

Mars 6, 2024 - 18:05
 0
E rëndë në Greqi, 47-vjeçari akuzohet se ka kryer akte të turpshme ndaj të bijës 3-vjeçare

Një mjek 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet se ka kryer akte të turpshme ndaj vajzës së tij 3-vjeçare. Ngjarja e rëndë është denoncuar nga e ëma e vogëlushes, e cila ishte divorcuar me 47-vjeçarin.

Sipas informacioneve, 47-vjeçari dyshohet se ka kryer akte të turpshme ndaj vajzës së tij teksa të dy ndodheshin në makinën e tij.

Vogëlushja është ekzaminuar në prani të psikologut të fëmijës për të kryer ekspertizën pediatrike ndërsa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.47-vjeçari u arrestua jashtë shtëpisë së tij në një zonë të Thesalisë. Njëkohësisht ndaj tij është ngritur padi nga nëna e fëmijës pasi siç ajo pretendon, ai e ka kthyer të miturën në një kohë të ndryshme nga ajo që duhej marrëveshjes së tyre të divorcit./vizioplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.