E rëndë në Greqi, 51-vjeçari akuzohet se ka abuzuar me nipin e mitur

Një 51-vjeçar u arrestua në Rodos me akuzën e përdhunimit dhe abuzimit me një të mitur të paaftë për t’i rezistuar marrëdhënieve seksuale.

Shkurt 17, 2024 - 09:55
 0
E rëndë në Greqi, 51-vjeçari akuzohet se ka abuzuar me nipin e mitur

Një 51-vjeçar u arrestua në Rodos me akuzën e përdhunimit dhe abuzimit me një të mitur të paaftë për t’i rezistuar marrëdhënieve seksuale.

Kundër tij kishte pasur një ankesë anonime në prokurorinë e ishullit. Fillimi i çështjes nisi të zbardhej më 1 janar 2022, kur nisi hetimi ndaj burrit.

Autori i dyshuar u konstatua se kishte kujdestari vetëm gjatë fundjavave. Kur u bë denoncimi ndaj tij, fëmija ishte 7 vjeç.

Gjatë këqyrjes së të miturit, tashmë 9 vjeçe, ai ka denoncuar vetëm akte të dhunës fizike ndaj tij nga xhaxhai i tij, por nuk ka folur për akte nga pakujdesia.

51-vjeçari, i cili u thirr për të dëshmuar, mohoi çdo përfshirje në këtë rast. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.