E rëndë në Greqi/ Prindërit hedhin në koshin e plehrave foshnjën e porsalindur, ja për cfarë po heton policia
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vravrona, Greqi, ku dyshohet se prindërit kanë hedhur në koshin e plehrave foshnjën e tyre të porsalindur. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por sipas informacioneve nga mediat greke, pas lindjes së foshnjës, prindërit të cilët janë nga Nepali e kanë hedhur foshnjën në kosh, pa u […]
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vravrona, Greqi, ku dyshohet se prindërit kanë hedhur në koshin e plehrave foshnjën e tyre të porsalindur.
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por sipas informacioneve nga mediat greke, pas lindjes së foshnjës, prindërit të cilët janë nga Nepali e kanë hedhur foshnjën në kosh, pa u identifikuar ende.
Sipas burimeve të policisë, gruaja ka shkuar mbrëmjen e djeshme në spitalin “Alexandra” me gjakderdhje dhe mjekët i kanë thënë se ishte shtatzënë pa mundur të përcaktojnë nëse ajo ka abortuar apo ka lindur normalisht, më pas kanë thirruR autoritetet.
Policia është duke hetuar nëse foshnja ka lindur i vdekur, apo ka lindur gjallë dhe prindërit më pas e kanë vrarë.
What's Your Reaction?