E rëndë në Martanesh, minatori plagoset gjatë punës në ditë pushimi

Një minator ka mbetur i plagosur këtë të dielë në një nga galeritë e kromit në Martanesh të Bulqizës.   Mësohet se minatori

Tetor 1, 2023 - 13:45
 0
E rëndë në Martanesh, minatori plagoset gjatë punës në ditë pushimi

Një minator ka mbetur i plagosur këtë të dielë në një nga galeritë e kromit në Martanesh të Bulqizës.

 

Mësohet se minatori 50-vjeçar ka qenë në punë teksa është goditur nga një masiv gurësh në këmbë.

 

Edhe pse ditë e dielë, minatori ka qenë në punë teksa policia njoftoi se ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ka nisur hetimet ndaj subjektit në fjalë.

 

“Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

 

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”.

 

Mësohet se pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, 50-vjeçari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.