E rëndë në Pogradec/ 12-vjeçarja me prindër të divorcuar vetëvaret në kasollen pranë banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Pogradec.   Një 12-vjeçare, e cila jetonte me babain pasi prindërit

Gusht 22, 2023 - 15:30
 0
E rëndë në Pogradec/ 12-vjeçarja me prindër të divorcuar vetëvaret në kasollen pranë banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Pogradec.

 

Një 12-vjeçare, e cila jetonte me babain pasi prindërit i ka pasur të divorcuar, është vetëvarur në një kasolle në afërsi të shtëpisë.

 

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. E mitura ndodhej e vetme kur ka kryer këtë akt, ndërsa trupi i pajetë i saj është gjetur nga gjyshja e 12-vjeçares.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.