E rëndë në Shkup, mjekja i pret aksidentalisht gishtin foshnjes të porsalindur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkup, ku një mjeke i ka prerë aksidentalisht gishtin foshnjes së porsalindur. Ngjarja është regjistruar në

Dhjetor 26, 2023 - 14:42
 0
E rëndë në Shkup, mjekja i pret aksidentalisht gishtin foshnjes të porsalindur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkup, ku një mjeke i ka prerë aksidentalisht gishtin foshnjes së porsalindur. Ngjarja është regjistruar në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, ndërsa mjekja është pushuar nga puna.

Sipas autoriteteve, mjekja ka prerë aksidentalisht një pjesë të gishtit të madh të foshnjes së porsalindur.

Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe vetë klinika.

“Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, njoftoi Klinika.

Komisioni Disiplinor po heton ngjarjen e rëndë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.