E rëndë në Tiranë/ Burri bie nga çatia ku po punonte dhe vdes, arrestohet pronari i banesës

Një 43-vjeçar në Tiranë ka rënë nga çatia e banesës ku po punonte dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Sipas policisë në pranga është vënë pronari i banesës pasi pas hetimeve të kryera është zbuluar se 48-vjeçari po kryente punime pa lejen e organeve përkatëse. Policia e kryeqytetit informon se ‘specialistët […]

Tetor 22, 2023 - 12:20
 0
E rëndë në Tiranë/ Burri bie nga çatia ku po punonte dhe vdes, arrestohet pronari i banesës

Një 43-vjeçar në Tiranë ka rënë nga çatia e banesës ku po punonte dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sipas policisë në pranga është vënë pronari i banesës pasi pas hetimeve të kryera është zbuluar se 48-vjeçari po kryente punime pa lejen e organeve përkatëse.

Policia e kryeqytetit informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.