E rëndë/ S’dihet shkaku, nisin hetimet për helmimin që çoi në urgjencë më shumë se 100 persona. AUV gjen produkte “pa origjinë”

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të shtunën se gjendja e të helmuarve një ditë më parë në Komunën e Malishevës është stabile. Të premten është raportuar për një rast helmimi në këtë komunë, por ende nuk dihet shkaku i saktë i sëmurjes së dhjetëra qytetarëve. Vitia i ka përmendur 68 qytetarë […]

Tetor 14, 2023 - 16:50
 0
E rëndë/ S’dihet shkaku, nisin hetimet për helmimin që çoi në urgjencë më shumë se 100 persona. AUV gjen produkte “pa origjinë”

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të shtunën se gjendja e të helmuarve një ditë më parë në Komunën e Malishevës është stabile.

Të premten është raportuar për një rast helmimi në këtë komunë, por ende nuk dihet shkaku i saktë i sëmurjes së dhjetëra qytetarëve.

Vitia i ka përmendur 68 qytetarë të helmuar, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se shifra shkon në rreth 100.

Ministri Vitia ka thënë se 11 qytetarë janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe nëntë tjerë janë në shtirë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka thënë Vitia përmes një postimi në Facebook.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se helmimi dyshohet të jetë bërë me ushqim “në një biznes në Malishevë”.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë të shtunën në një konferencë për media se agjencia ka kryer inspektim të detajuar në biznesin e dyshuar.

“Gjendja e përgjithshme sanitare, higjienike ka qenë e nivelit jo të mirë. Ky vlerësim është bërë nga ekipi inspektues. E dyta, nuk kanë pasur libreza sanitare punonjësit e atij lokali, që sipas ligjit kërkohet t’i kenë. Nuk ka pasur të kryer dezinfektim, deratizim dhe dezinsektime, që përsëri është kriter. Po ashtu, aty janë gjetur disa produkte që ne i quajmë pa origjinë, nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për t’u ditur origjina e tyre. Ka pasur produkte që janë gatuar brenda asaj kuzhine, dhe këto të gjitha janë fakte që do t’i evidentojmë në proces dhe më pas organet tjera do t’i vlerësojnë”.

Ai ka thënë se do të rriten inspektimet në bizneset që përgatisin ushqime të shpejta, sepse aty regjistrohen rastet më të shpeshta të helmimit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është përgjegjëse për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, përmes sigurisë ushqimore, që Kosova synon ta ketë sipas standardeve të Bashkimit Evropian./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.