E rëndë, talenti 17-vjeçar vdes në fushë pas një ndërhyrjeje të tmerrshme nga kundërshtari

Pak ditë pas incidentit të pabesueshëm me trajnerin e Kombëtares Algjeriane të futbollit U20 që goditi me shuplakë dy lojtarët e tij, futbolli

Mars 25, 2024 - 20:35
 0
E rëndë, talenti 17-vjeçar vdes në fushë pas një ndërhyrjeje të tmerrshme nga kundërshtari

Pak ditë pas incidentit të pabesueshëm me trajnerin e Kombëtares Algjeriane të futbollit U20 që goditi me shuplakë dy lojtarët e tij, futbolli i vendit afrikan po përjeton një tronditje të dytë dhe akoma më të rëndë.

Një futbollist 17-vjeçar humbi jetën pasi u godit gjatë një ndeshjeje të ekipit të moshave, pasi mungesa e një mjeku dhe një ambulance nga fusha rezultoi vendimtare. Të dielën më 17 mars Wasim Dzezar duke luajtur për NRB Oued El Ma hyri në zonën e TRB Arris kur një mbrojtës në përpjekjen e tij për të pastruar topin e goditi atë në brinjë.


I riu nga goditja e tmerrshme ra me kokë në bar.

Nuk kishte asnjë mjek dhe as ambulancë, pavarësisht rregulloreve përkatëse të federatës së futbollit algjerian, dhe anëtarët e ekipit stërvitor u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, por pas pak një makinë private hyri në fushë dhe e dërgoi në spitalin më të afërt.

Atje mjekët u përpoqën ta ringjallën me Wasimin duke luftuar për të mbetur gjallë, por ai më në fund dha frymën e fundit të dielën mbrëma. Sipas mediave lokale, goditja në mëlçi shkaktoi gjakderdhje të brendshme, por rënia e tij në bar rezultoi edhe me përdredhje të gjuhës dhe pamundësi për të marrë frymë për disa sekonda, gjë që rezultoi fatale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.