“E rrëmbyen në Bruksel…”/ Si u zhduk djali i gjykatësit të Libofshës që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri!

Ndërsa po kërcënohen prokurorë të SPAK, nuk është fakt i panjohur në Shqipëri që krimi hakmerret në familje. Ja një rast lemeritës nga e kaluara e afërt që e tregon avokat Idajet Beqiri. Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor […]

Tetor 2, 2023 - 18:40
 0
“E rrëmbyen në Bruksel…”/ Si u zhduk djali i gjykatësit të Libofshës që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri!

Ndërsa po kërcënohen prokurorë të SPAK, nuk është fakt i panjohur në Shqipëri që krimi hakmerret në familje. Ja një rast lemeritës nga e kaluara e afërt që e tregon avokat Idajet Beqiri.

Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë. Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri.

Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tha se gjykatësit që dha dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, i rrëmbyen djalin dhe ia vranë, duke mos i gjetur më as trupin.

“Kryetari i gjykatës së Fierit që gjykoi çështjen e Libofshës dhe dha dënimin e fundit me vdekje, i rrëmbyen djalin.

Kishte një djalë ekselent në çdo drejtim. Studionte në Bukuresht. Kur shkoi në një vizitë në Bruksel, e rrëmbyen dhe nga ai moment për të nuk dihet më asgjë. Djali u zhduk.

Ngjarja ndodhi në fund të vitit 1996. U gjetën disa eshtra në Belgjikë, të një trupi të hedhur në lumë, i bënë AND dhe dyshuan se mund t’i përkisnin atij”, u shpreh Beqiri ./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.