E shpallën të vdekur, reagon deputetja shqiptare: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, ma kanë shkruar emrin gabim

Adriana Matoshi, aktore dhe deputete e Kuvendit të Kosovës e cila është përfolur gjatë për betejat e saj me një sëmundje të rëndë, së fundmi ka parë në TikTok, lajmin për vdekjen e saj. Aktorja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e përgënjeshtron këtë lajm dhe shprehet se ka shumë njerëz që […]

Maj 9, 2024 - 11:05
 0
E shpallën të vdekur, reagon deputetja shqiptare: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, ma kanë shkruar emrin gabim

Adriana Matoshi, aktore dhe deputete e Kuvendit të Kosovës e cila është përfolur gjatë për betejat e saj me një sëmundje të rëndë, së fundmi ka parë në TikTok, lajmin për vdekjen e saj.

Aktorja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e përgënjeshtron këtë lajm dhe shprehet se ka shumë njerëz që e duan të vdekur, por askush nuk mund të dalë para Zotit.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi Matoshi.

Me humor, ajo thotë se emrin ia kanë shkruar gabim.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me humor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.