E shpallën të vdekur, reagon zemërthyer deputetja: Nuk kam vdekur akoma

Në një reagim ndaj një lajmi të rremë që është përhapur në rrjetet sociale, aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka sqaruar çdo dyshim në lidhje me shëndetin e saj. Përmes një postimi në Insta Story ajo u është përgjigjur spekulimeve dhe ka shfrytëzuar rastin për të theksuar sfidat […]

Mars 7, 2024 - 17:00
 0
E shpallën të vdekur, reagon zemërthyer deputetja: Nuk kam vdekur akoma

Në një reagim ndaj një lajmi të rremë që është përhapur në rrjetet sociale, aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka sqaruar çdo dyshim në lidhje me shëndetin e saj.

Përmes një postimi në Insta Story ajo u është përgjigjur spekulimeve dhe ka shfrytëzuar rastin për të theksuar sfidat që ballafaqojnë ata që janë të përfshirë në punë publike.

“Sa më shumë të punoni, aq më shumë do të sulmoheni”, shkroi Matoshi duke shuar çdo thashethem për “vdekjen” e saj. Ajo vijoi të fliste rreth ndikimit që suksesi i saj ka te të tjerët, sidomos tek ata që nuk dinë të vlerësojnë përpjekjet dhe arritjet e një personi.

“Unë personalisht i fal njerëzit që bien pre e gënjeshtrave rreth meje. Nuk kam vdekur akoma, edhe pse më kanë shpallur të vdekur” , shton ajo. Situatën e krijuar Matoshi e përdori për të bërë thirrje për sjellje të ndershme dhe vepra të mira.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.