E turpshme në Berat! 37-vjeçari rreh babanë, por përfundon pas hekurave

Një 37-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij. Njoftimi policisë Drejtoria Vendore e Policisë Berat , Komisariati i Policisë Berat: -arrestoi në flagrancë shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me send të fortë, babanë e tij; -referoi materialet në Prokurori, […]

Maj 31, 2024 - 10:20
 0
E turpshme në Berat! 37-vjeçari rreh babanë, por përfundon pas hekurave

Një 37-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij.

Njoftimi policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Berat , Komisariati i Policisë Berat:

-arrestoi në flagrancë shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me send të fortë, babanë e tij;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 59 vjeç.

Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 64 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të metejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.