E vjetra, e shkuara dhe asgjë tjetër

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka ka mbetur sot nga Partia Demokratike e 33 viteve më parë, habitshëm është e vjetra, e shkuara, dhe asgjë tjetër. Asgjë e re, asgjë ndryshe, krejtësisht një parti-muze. Ish-liderë, ish-drejtues, dhe klani i tyre që afrojnë në “ziafete” politike familjarët, të afërmit, dhe ndonjë fanatik i mbetur larg kohës. Partia […]

Janar 22, 2024 - 14:21
 0
E vjetra, e shkuara dhe asgjë tjetër

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka ka mbetur sot nga Partia Demokratike e 33 viteve më parë, habitshëm është e vjetra, e shkuara, dhe asgjë tjetër. Asgjë e re, asgjë ndryshe, krejtësisht një parti-muze. Ish-liderë, ish-drejtues, dhe klani i tyre që afrojnë në “ziafete” politike familjarët, të afërmit, dhe ndonjë fanatik i mbetur larg kohës. Partia Demokratike, ka mbetur ajo e 1992, ajo e 1996, ajo e 1997, dhe ajo e 2005-2013. Deri sot kush ka shkelur brënda saj, është bërë “salist, stalinist, berishist”, por jo një krah i fuqishëm i mëndjes së një demokrati që premton të ardhme. Pothuajse gjithë pjesa dërrmuese e tyre, janë për në SPAK. Mbi ata rëndojnë akuza të tmerrshme.

Për piramidat, që nuk kujtohet më njeri. Për 1997, që vrau më shumë se gjatë LNÇ, bij dhe bija, burra dhe gra, dhe shkaterroi vendin. Për grushtin e shtetit të Shtatorit 1998, për “marrinat” e qeverisjes së asaj partie nga 2005 deri 2013, që nuk ngeli institucion pa u mbushur me mediokërr, që nuk mbeti pronë pa u zhvatur, që nuk mbeti vlerë e kombit pa u baltosur. PD, mbetet e vjetra, e shkuara, jo sepse ka në krye Berishën apo dhe Bashën, (megjithese të dy e kanë mbyllur ciklin), por sepse shqiptarët nuk shohin atje asgjë europianiste, asgjë euroatlantike, asgjë proamerikane, dhe madje, asgjë tradicionale.

Gjithçka, brënda asaj force gjysmake politike, është klanore, krahinore, bajraktariste. Dhuna, mbetet tipari i vetëm i asaj force politike. Historia e saj, është ngritur dhe ka vazhduar mbi dhunën, si motivi kryesor i atyre që kerkonin dhe po vazhdojnë ta mbajnë me forcë, postin, kryetarllëkun, tarafin, pasuritë, etj. Gjithçka nis, vazhdon dhe bitiset, në kontekstin e kohës. Në atë seli, dhe në atë parti të gjysmuar, nuk njihet asgjë veç thënieve, porosive dhe urdhërave të ish-liderit historik.

Nuk mund të integrohesh politikisht dhe nuk mund të bëhesh pjesë e familjes së madhe europianiste, në rast se jeton dhe vepron si bajraktar. Madje edhe kur hiqesh si “euroatlantik i thekur”, por që në fakt brënda teje, je fanatik i diktaturës së vjeter. Koha është e atyre që “kapin trenin në stacion”, dhe jo e atyre që ngujohen skutave dhe bodrumeve, duke menduar dhe besuar se janë liderë të përjetshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.