E “zhveshur” nga kostumi i politikanes, Valentina Leskaj flet për marrëdhënien që ka me nuset dhe si e thërrasin ato

Politikania Valentina Leskaj ka dhënë një kontribut të madh në politikën shqiptare, një nga zonjat e brendshme dhe gjithmonë pa rezerva në mbrojtjen e kauzave të ndryshme. Në një intervistë për Vizionin e Pasdites, Leskaj ka hapur zemrën dhe ka folur për marrëdhëniet familjare që ajo ka me djemtë dhe nuset. Politikania tha se djemtë […]

Shtator 14, 2023 - 21:20
 0
E “zhveshur” nga kostumi i politikanes, Valentina Leskaj flet për marrëdhënien që ka me nuset dhe si e thërrasin ato

Politikania Valentina Leskaj ka dhënë një kontribut të madh në politikën shqiptare, një nga zonjat e brendshme dhe gjithmonë pa rezerva në mbrojtjen e kauzave të ndryshme.

Në një intervistë për Vizionin e Pasdites, Leskaj ka hapur zemrën dhe ka folur për marrëdhëniet familjare që ajo ka me djemtë dhe nuset.

Politikania tha se djemtë kanë pavarësinë e tyre me familjet që kanë krijuar, ndërsa me nuset ka një raport mjaft të mirë dhe të hapur.

Herë më thërrasin me emër dhe herë mami thotë Leskaj, duke treguar që raportet mes tyre janë mjaft të mira.

“Jemi shumë afër, jemi shumë të lidhur dhe jemi çdo ditë  në telefon. Ndërkohë jemi shumë larg për t’i ndërhyrë jëri tjetrit në familje. Që në fillim kur djemtë kanë mbaruar shkollat e tyre, unë u kam thënë si me shaka që t’iu jap nuk kam, t’iu marr nuk dua. Secili duhet t’i dalë zot vetes dhe me thënë të drejtën të katërt bashkë u kanë dal për zot familjeve të tyre

Fjala vjehrrë në shtëpinë tonë nuk dëgjohet për hir të së vërtetës. Më flasin edhe me emër siç më thërrasin edhe djemtë dhe ato me emër,  por edhe mam kur më shkruajnë. Janë marrëdhënie shumë të mira, që natyrisht duhen dy palë. Unë nuk e quaj këtë si një vlerë timen, por në radhë të parë si një vlerë e tyre që janë vajza të reja dhe kjo na ka bërë që ne të funksionojmë e të jemi shumë të lidhur”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.