Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Duket se edhe për zgjedhjet e reja të 2025, nuk do të kemi opozitë reale. Do të kemi vetëm grupime militantësh me, dhe pa kollare, që do të enden andej-këndej qyteteve dhe fshatrave, duke tundur në duar “dosje dhe shkresa korrupsioni”, duke mos u prezantuar votuesve të tyre as programe, as ide […]

Prill 18, 2024 - 12:45
 0
Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi

Duket se edhe për zgjedhjet e reja të 2025, nuk do të kemi opozitë reale. Do të kemi vetëm grupime militantësh me, dhe pa kollare, që do të enden andej-këndej qyteteve dhe fshatrave, duke tundur në duar “dosje dhe shkresa korrupsioni”, duke mos u prezantuar votuesve të tyre as programe, as ide novative, dhe platforma qeverisëse. Kjo pra është situata e tanishme, që premton fushatë qesharake të një opozite pa lidership serioz.

Në çdo vend demokratik, madje edhe postkomunist, opozitat janë serioze, ligjore, konstante për çdo flasin dhe veprojnë, janë bashkëpunuese për të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe popullit të tyre, mbështetëse të fuqishme të organeve ligjzbatuese. Kjo nuk ka ndodhur, dhe as ka për të ndodhur me një opozitë kanunore, klanore, dhe të paaftë. Kjo nuk ka për të ndodhur derisa opozita aktuale të shkëputet nga e shkuara, nga e baltosura, nga klanet e pasuruar me para pushteti, që po mbajnë peng të ardhmen e anëtarësisë tyre, jo të vendit.

Edhe pse deklarojnë se “jemi të bashkuar”, sot opozita po tregon shenja të dukshme mosbashkimi, çorientimi politik, duke rrezikuar seriozisht që vendi të futet edhe në zgjedhjet e reja të 2025 pa opozitë në fushatë. Eshtë faji i Edi Ramës ? Vetëm një mediokër mund ta thotë dhe besojë një skenar të tillë. Edi Rama, as është marrë, dhe as i ka  interesuar ndonjëherë mbarëvajtja e opozitës, për faktin sepse merret me një dyzinë punësh dhe problematikash që ka qeverisja, vendi, bashkitë, integrimi, etj..etj..Këto broçkulla, ka 2 vjet që i deklaron dhe përhap ish-lideri dhe megafonët e tij të ndryshkur, për të justifikuar qysh tani humbjen e madhe të 2025.

Një opozitë serioze, e përgjegjshme, reale dhe europerëndimore, nuk do të merrej kurrë me hijet e së shkuarës, por do të shikonte nga e ardhmja. Gjithë “kampi opozitarist”, ka mbetur peng i së shkuarës, aq sa nuk thonë një gjysëm fjale për të ardhmen e partisë, apo fatin e atyre vutuesve që i kanë ndjekur shesheve dhe bulevardeve. Por edhe ata po “firojnë” çdo ditë. I janë kthyer punës, familjes, problemeve të ditës, dhe nuk ja kanë “ngenë” thirrjeve nga rrugica dhe ballkoni i ish-liderit.

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i  asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe fatin e shqipëtarëve nuk mund ta vendosin as një grupim “rithemeluesish” as dhe një grusht pasanikësh që kapardisen majë fuoristradave të shtrenjta, dhe mbajnë fjalime darkave medemek për “hallet e popullit”.

Ata akoma nuk e kanë kuptuar se, duke vajtur  mbas “berihait”, po rrezikojnë të mbeten edhe jashtë vëmëndjes së mbështetësve të tyre  fanatikë, pasi partinë e kanë kthyer në celulë aktive të ish-liderit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.