Edicioni i katërt i “Tiranathlon”, zhvillohen garat në tre kategori, njihuni me fituesit

Përfundon edicioni i katërt i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë garues nga vende të ndryshme të botës.Ky event i madh sportiv, u

Maj 26, 2024 - 19:25
 0
Edicioni i katërt i “Tiranathlon”, zhvillohen garat në tre kategori, njihuni me fituesit

Përfundon edicioni i katërt i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë garues nga vende të ndryshme të botës.Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Në këtë aktivitet sportiv u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Fituesit e garës u ndanë në bazë të disa kategorive, Sprint Race, Olympic Race – Relay Sprint Race Relay Olimpic Race

Me qëllim mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, bashkëpunoi me Policinë e Shtetit, për të hartuar planin e masave për përcaktimin e kahut të lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë:

Sprint Race – Meshkuj
1. Boris Andreev, Bullgar
2. Nikitas Kallitsis, Greqi
3. Genc Isufi, Kosova

Sprint Race – Femra
1.Stephania Polychroniadis, Greqi
2.Mira Georgieva, Bullgari
3.Julinda Pashku, Shqiperi

Olympic Race – Meshkuj
1. Alexander Bozhilov, Bullgari
2. Panaghiotis Polyzos, Greqi
3. Albion Ymeri Kosove

Olympic Race – Femra
1. Anastasia Peycheva, Bullgari
2. Selena Vlahova, Bullgari
3. Katayun Shamlu, Azerbaijan

Relay Sprint Race
1. Rei Hazizaj, Shqiperi
2. Olsian Veliaj, Shqiperi
3. Bledar Mesi, Shqiperi

Relay Olimpic Race
1. Elvis Xhafaj,
2. Bartolomiej Czyz,
3. Tzmitry Prudnikqu

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.