Edo, jam prap Vini…

Nga Ervin Lera Prej shumë vitesh kemi dëgjuar, parë e pritur me kureshtje se si do të reagojë Qeveria Shqiptare për “Ligjin e Luftës” me fqinjin jugor, Aleatin Transoqeanik, pothuajse Bashkëanëtar në BE, Grek. Sot, për herë të parë në 34 vite, u dëgjua me zë, u pa me figurë dhe u bë në mes […]

Maj 13, 2024 - 16:45
 0
Edo, jam prap Vini…

Nga Ervin Lera

Prej shumë vitesh kemi dëgjuar, parë e pritur me kureshtje se si do të reagojë Qeveria Shqiptare për “Ligjin e Luftës” me fqinjin jugor, Aleatin Transoqeanik, pothuajse Bashkëanëtar në BE, Grek. Sot, për herë të parë në 34 vite, u dëgjua me zë, u pa me figurë dhe u bë në mes të Athinës (kudoqoftë i ndodhur gjeografikisht mjedisi ku ndodhi), thirrja e fortë dhe e patutshme shqipfolëse: Nuk ka logjikë që në shekullin XXI, të ketë në fuqi një ligj lufte.

U përfol e u stërpërfol për tradhëti e interes politik, takimi i sotëm i të parit kryeministër shqiptar (ja vlen të kujtohet se deri më sot, madje edhe para pak kohësh, janë bërë takime me minoritetin grek në Shqipëri. Në këto takime, vërehet edhe mbështetja politike për elementë të politikës hëgjëmoniste greke në Shqipëri), që ja përplas në fytyrë hegjemonizmit të politikës ekspancionisto-nacionaliste grekofile.

Para se Kryeministri Rama, të nisej, të mbërrinte dhe të takonte, bashkëkombasit e vet shqiptarë në Athinë, të parin tempull shtetas në historinë e hallemadhit Ballkan, u përhapën dhe u propaganduan, pafund mbështetje për të kundërshtuar krenarinë shqiptare në rajon, mbështetjen e pafyrtyrë dhe antikombëtare të një të pafeu palo-gjoja helen, që sot dergjet nën kontrollin dhe ndëshkimin e drejtësisë së një shteti sovran, të pavarur, të lirë, demokratik dhe nën regjimin parimor shtetëror të Bashkimit Europian, organizimi dhe organizmi, që nuk pranon dhe nuk lejon hegjemonizma, shovinizma dhe suopremacizma nacionaliste.

Analogjia me të dikurshmen këngë për diktatorin “Në Paris u mblodh UNO-ja, fol Enver të lumtë goja”, analogji që do të bëjë të kenë sebep për palo-opozitën dhe palo-nacionalistët patriotikë, sot mund të bëjë krenar me një transformim në vargjet popullore, për atë që Kryeministri shqiptar i sotëm – për fat apo jo edhe për të paktën disa 4-vjeçarë të tjerë – bëri në mes të Athinës.

Komuniteti Çam, sot për herë të parë, dëgjoi atë që ka kërkuar prej pothuajse një shekulli, : Sa i pakuptimtë ligji i luftës në ditët e sotme mes dy vendeve fqinje anëtarë të BE dhe NATO-S.

 

 

DHE çfarë i mbetet sot ballkonaxhiut dhe poshtëballkonaxhinjve të thonë për atë që trumpetuan si turpin kryeministror të historisë, ndërkohë që, aq sa ishin të paguar apo jo – edhe pse ende s’kanë dalë akuza të manipulimit të pjesëmarrjes në takim -, e mirëpritën, duartrokitën dhe asnjë e askush nuk e protestoi vizitën e Kryeministrit në Athinë.

Ajo që na mbetet të presim e të shikojmë është vetëm, reagimi i komunitetit dhe elektoratit Çam, në zgjedhjet e ardhsme, fushata për të cilat ka nisur zjarrshëm dhe furishëm. Në fillim të tyre, kryeministri dhe Partia Socialiste, e ka nisur ashtu si e ka bërë traditrë…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.