Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares në kopsht, reagon Mjekësia Ligjore: Akti i ekspertimit na u kërkua 1 javë pas ngjarjes

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar për rastin makabër të vajzës 3-vjeçare e cila pësoi frakturë në këmbë nga dhuna e edukatores. Sipas IML-së, vendimi për kryerjen e ekspertimit ka ardhur vetëm në datën 7 nëntor, 6 ditë pasi ndodhi ngjarja. “Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një […]

Nëntor 9, 2023 - 09:11
 0
Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares në kopsht, reagon Mjekësia Ligjore: Akti i ekspertimit na u kërkua 1 javë pas ngjarjes

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka reaguar për rastin makabër të vajzës 3-vjeçare e cila pësoi frakturë në këmbë nga dhuna e edukatores.

Sipas IML-së, vendimi për kryerjen e ekspertimit ka ardhur vetëm në datën 7 nëntor, 6 ditë pasi ndodhi ngjarja.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat, bëjmë me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023 në IML (rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, theksohet nga IML.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.