Efektivja gjen pistoletë brenda makinës së policisë/ Nuk dihet se kujt i përket, detajet e para

Një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë sëbashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë

Shtator 21, 2023 - 09:25
 0
Efektivja gjen pistoletë brenda makinës së policisë/ Nuk dihet se kujt i përket, detajet e para

Një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë sëbashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit. Punonjësja ka humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun mjetin.

 

Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT. Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur.

 

Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit dhe AMP nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.