Egla s’ndalon: S’mund të më ngacmosh mua në punë, vetëm se je burrë, se e ke ves, sepse je qelbësirë

Pak kohë më parë Egla Ceno tronditi mbarë opinionin publik me një deklaratë që bëri. Ajo akuzoi moderatorin Saimir Kodra për ngacmim seksual për një vend punë shumë vite më parë. Pas këtij rrëfimi, i cili u pasua edhe me një përgjigje nga Saimir Kodra, që mohoi çdo pjesë të deklaratës së Eglës, aktorja ka […]

Prill 9, 2024 - 17:10
 0
Egla s’ndalon: S’mund të më ngacmosh mua në punë, vetëm se je burrë, se e ke ves, sepse je qelbësirë

Pak kohë më parë Egla Ceno tronditi mbarë opinionin publik me një deklaratë që bëri. Ajo akuzoi moderatorin Saimir Kodra për ngacmim seksual për një vend punë shumë vite më parë. Pas këtij rrëfimi, i cili u pasua edhe me një përgjigje nga Saimir Kodra, që mohoi çdo pjesë të deklaratës së Eglës, aktorja ka folur sërish, ama sot vetëm për fenomenin që po ndodh rëndomë.

Egla tha se asnjëherë nuk do të lejonte një punëdhënës që t’i kërkonte favore seksuale në punë. Ajo shtoi se do ta ngrinte zërin edhe sikur të gjithë botën ta ketë kundër, sepse nuk dëshiron një burrë t’i afrohet vetëm sepse është femër.

“Mua nuk duhet të më ngacmosh në punë, nuk duhet të më kërkosh gjënë. Unë jam në anën time të drejtës dhe do e bërtas sikur të gjithë botën ta kem kundër. Mua nuk dua të më afrohesh vetëm sepse jam grua, vetëm se je burrec, se e ke ves, sepse je qelbësirë.”, tha Egla./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.