Ekipi ‘Basha 4’? PD drejt kuvendit të 2 shtatorit, nga ‘pastrim’ i listave të delegatëve te ndryshimet statutore!

Me kthimin në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk humbi kohë por menjëherë pas zyrtarizimit me votat e 16 mijë demokratëve, nisi mbledhjet e ekipeve drejtuese të PD, fillimisht të besuarit e tij, kryetarët e PD në degë e më tej kryesinë e Partisë. Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim […]

Gusht 12, 2023 - 17:24
 0
Ekipi ‘Basha 4’? PD drejt kuvendit të 2 shtatorit, nga ‘pastrim’ i listave të delegatëve te ndryshimet statutore!

Me kthimin në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk humbi kohë por menjëherë pas zyrtarizimit me votat e 16 mijë demokratëve, nisi mbledhjet e ekipeve drejtuese të PD, fillimisht të besuarit e tij, kryetarët e PD në degë e më tej kryesinë e Partisë.

Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më present.

Kuvendi i 2 shtatorit, që tradicionalisht mbahet në Pallatin e Kongreseve, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët. PD po punon mbi rifreskimin e listave të delegatëve për të hequr ata që prej gati dy vitesh i janë bashkuar Rithemelimit. Gjithsesi në Kuvend do të jenë të ftuar ‘kundërshtarët’ më të rinj të Lulzim Bashës, grupimi “Bardhi” që nuk e njeh rikthimin e Bashës në krye të PD dhe zgjedhjen e tij e ka çuar në gjykatë.

Kuvendi do të ketë ndryshime statutore. PD ende nuk ka zbuluar se çfarë do të përfshijnë këto ndryshime, por pritet që në statut të reflektohen ‘ngërçet’ për kompetencat e drejtuesve poshtë kryetarit në hiearki, që palët, edhe brenda PD zyrtare i ka përplasur jo pak herë përgjatë kohës kur nuk kishin në krye një drejtues.

Pikëpyetja më e madhe është nëse kryedemokrati do të njoftojë ekipin ‘Basha 4’, pasi PD-së i janë dorëhequr nënkryetarët, disa anëtarë kryesie, nuk ka një kryetar të Këshillit Kombëtar, sikurse posti i numrit 2 të Partisë Sekretarit të Përgjithshëm të PD është në pikëpyetje pasi Gazment Bardhi nuk e njeh Bashën kryetar.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë./shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.