Eksperimenti në poligon befason hetuesit, gruaja dhe fëmijët e Pëllumb Metës dinë të përdorin pistoletën

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës. Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta […]

Mars 11, 2024 - 10:45
 0
Eksperimenti në poligon befason hetuesit, gruaja dhe fëmijët e Pëllumb Metës dinë të përdorin pistoletën

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja, e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendonte se babai i kishte dhunuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.