Ekspertët e OKB-së pritet të vizitojnë Nagorno-Karabakh brenda disa ditësh

Azerbajxhani planifikon të lejojë një ekip ekspertësh të Kombeve të Bashkuara të vizitojë rajonin e Nagorno-Karabakh brenda pak ditësh. Përfaqësuesit e medias do të kenë gjithashtu mundësinë të vizitojnë rajonin, thuhet në deklaratë, pasi numri i armenëve që po largohen rajoni pas ofensivës ushtarake të Azerbajxhanit atje ka arritur në gati 90,000, nga një popullsi [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 14:50
 0
Ekspertët e OKB-së pritet të vizitojnë Nagorno-Karabakh brenda disa ditësh

Azerbajxhani planifikon të lejojë një ekip ekspertësh të Kombeve të Bashkuara të vizitojë rajonin e Nagorno-Karabakh brenda pak ditësh.

Përfaqësuesit e medias do të kenë gjithashtu mundësinë të vizitojnë rajonin, thuhet në deklaratë, pasi numri i armenëve që po largohen rajoni pas ofensivës ushtarake të Azerbajxhanit atje ka arritur në gati 90,000, nga një popullsi e vlerësuar prej 120,000.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Bakut të lejojë vëzhguesit ndërkombëtarë në enklavë mes shqetësimeve për abuzime të mundshme të të drejtave të njeriut. Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për spastrim etnik në Karabakh, të cilin Baku e ka mohuar vazhdimisht.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se të drejtat e armenëve në Nagorno-Karabakh do të respektohen plotësisht.

/abcnews.al

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.